De Biasi: Dua të mund Italinë dhe të marrim vendin e dytë
Pëlqej
Trajneri i përfaqësues së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Italisë dhe miqësoren me Bosnjën ku ka bërë publik listën e futbollistëve.

"Kam dëgjuar që përfaqësuesja jonë nuk po kalon një moment të mirë, por sfida me Italinë do të jetë e rëndësishme për të treguar vlerat tona. Kemi shumë lojtarë që nuk kanë luajtur në vazhdimësi.

Futbollistët që janë grumbulluar nuk kanë asnjë problem ndryshe nuk do t’i kisha grumbulluar. Hysaj për shembull është një futbollist që ka luajtur shumë. Euforia pas Europianit? Pas Europianit sigurisht që kishte eufori, por mendoj se pas sfidave ndaj Spanjës dh Izraelit kjo gjë tashmë është lënë pas.

Momenti më i vështirë? Jo, nuk mund ta them këtë. Në jetë ka momente të mira dhe të këqija. Nuk mungon përkushtimi, por kemi pasur momente kritike gjatë eliminatoreve.

Problemet në portë dhe mbrojtje? Duhet të flas me grupin që kemi grumbulluar dhe më pas do të vëmë në zbatim planin që kemi për të zbatur. Të luash ndaj Italisë është shumë e vështirë duke parë momentin shumë të mirë që po kalojmë.

Objektivi? Është vendi i dytë, siç kemi bërë gjithmonë. Do të tentojmë deri në fund që të marrim këtë vend, pasi vendi i parë nuk do të jetë e mundur

“A dua ta mund Italinë? Do të isha shumë i lumtur nëse do ta bënim këtë. Ndihem mjaft mirë kur më ndalojnë njerëz në rrugë për të më dhënë zemër, shprehur përkrahjen e tyre dhe përcjellë mesazhe të ndryshme"/albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori