De Biasi rrikthehet në punë, ja kombëtarja që ka marrë
Gianni de Biasi do të marr drejtimin e Azerbajxhanit.

Këtë e ka bërë të ditur të premten faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit.

“Një marrëveshje pritet të nënshkruhet me Gianni de Biasin, për emërim të tij në postin e përzgjedhësit të Azerbajxhanit, nëse ai pajtohet me kushtet e federatës. Negociatat do të vazhdojnë për të kompletuar marrëveshjen”, thuhet në njoftim.

Italiani De Biasi (64), ka drejtuar Shqipërinë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Vlerësohet përzgjedhësi më i mirë që ka pasur Shqipëria.

Ka dërguar kuqezinjtë në “Euro 2016”, ngjarjen e parë dhe të vetme të madhe ku ka garuar Shqipëria.

Ai në vitin 2017 kishte një përvojë të shkurtër te Alavesi, ndërsa prej atëherë është pa angazhman.

Shtuar më 10/07/2020, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori