De Biasi "shokon" Memushajn pas deklaratave të lojtarit
Nuk kanë fund surprizat në Kombëtaren tonë. Ndryshe nga sa raportohej në media se trajneri Gianni De Biasi do të jepte dorëheqjen nëse FSHF-ja lejonte Memushajn që të luante në ndeshjen e dytë “play-off” me Pescaran, gjërat kanë marrë një tjetër drejtim.

Trajneri i kuqezinjve i ka dhënë leje mesfushorit që të jetë i gatshëm për ekipin italian në ndeshjen e dytë ndaj Trapanit, shkruajnë mediat italiane. Gjithsesi konfirmimi ende nuk është zyrtar, dhe pritet ta mojmë në orët në vijim.

Ndeshja parë ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të Pescaras dhe në sfidën e dytë pritet që kapiteni të festojë ngjitjen në Seria A.

Vlonjati ka falenderuar shumë trajnerin De Biasi për lejen e dhënë. Ai do të jetë i gatshëm për Zvicrën, por nuk do të përfshihet në formacion.
Shtuar më 08/06/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori