De Biasi vendos, ja formacioni ndaj Zvicrës (FOTO)

Formacioni anti-Zvicer
Në debutimin përballë Zvicrës, të shtunën në Lens, De Biasi pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-5-1, me një mesfushë solide, që do ti lejojë pak hapësira kundërshtarëve.

Përpara portierit Etrit Berisha, në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja e përbërë nga Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj do të jetë në krahun e djathtë, ndërsa Ansi Agolli majtas.

Në mesfushë, Burim Kukeli është plotësisht gati për të luajtur përpara mbrojtjes, në rolin e organizatorit të parë, për të shpërndarë topin dhe të diktojë ritmin e lojës.

Përpara tij janë Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka, dy motorët e mesfushës, që do të mbajnë edhe peshën më të madhe gjatë sfidës me Zvicrën, jo vetëm në fazën difensive, por edhe në daljet e shpejta.

Odise Roshi nga e djathta dhe Ermir Lenjani nga e majta do të kenë detyrën e zakonshme që të nisin kundërsulmet e Shqipërisë, në mbështetje të Armando Sadikut, që duket se e ka fituar balotazhin në sulm me Cikalleshin dhe Balaj-n.

Shtuar më 09/06/2016, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori