De Biazi: Mbrojtje foshnjërake
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Gianni De Biazi ka folur pas humbjes së ekipit tonë përfaqësues karshi Ukrainës.

De Biazi tha se gabimet në mbrojtje kanë qenë foshnjërake por se shtoi se ishte takim i mirë në disa aspekte të tjera.

“Një ndeshje e mirë. Një pjesë e parë shumë e mirë, një pjesë e dytë më shumë gabime. Pati raste që nuk i shfrytëzuam, por ndeshja nuk ishte përgjithësi e keqe”, tha trajneri i përfaqësueses shqiptare.

Ai shtoi se gabimet në mbrojtje ishin foshërake me ç'rast erdhën edhe tre golat e pësuar.

“Ishte një makth pësimi i tri golave. Ata nuk bënë raste, por ishin më shumë gabime foshnjërake tona. Eshtë e pabesueshme si mund të hyjnë këto gabime në zonë. Eshtë e pabesueshme për mua”, nënvizoi trajneri italian i Shqipërisë.

De Biazi tha se do ti ketë parasysh gabimet e mbrojtjes dhe do të përpiqet ti rregullojë ato për një përballje me ekipin e Zvicrës. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori