De Biazi për gazetën zvicerane: Ja pse më adhurojnë shqiptarët
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni de Biazi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane "Blick".

De Biazi e dha intervistën nga qyteti ku po qëndron aktualisht, në Koneljano.

Ai ka treguar shumë gjëra rreth vetes, si ndihet në Shqipëri dhe sesi trajtohet nga ana e tiofozëve kuq e zi.

I pyetur sesi e kishte fituar shtetësinë shqiptare, De Biazi me batuta tregoi se kishte fituar tejet simpatinë e shqiptarëve.

"Për shqiptarët unë jam Zoti", ka thënë me batutë 59 vjeçari italian që drejton përfaqësuesen shqiptare të futbollit.

"Kur eci rrugëve të Tiranës njerëzit çuditen dhe janë të habitur sesi ka mundësi që unë eci vetëm pa truprojë rrugëve të kryeqytetit. Ata çuditen pasi janë mësuar nga diktatura që njerëzit publikë ti shohin vetëm në televizion", tha De Biazi.

Por ai shtoi se në Koneljano ku qëndron aktualisht ishte thjesht Xhani dhe asgjë më shumë.

Gjatë shkrimit, De Biazi i shëtiti gazetarët përgjatë qytetit të Koneljanos duke i treguar vreshtat, ullinjtë, por edhe shtëpinë e tij.

Në fund De Biazi mbylli me batutë dhe humor teksa tha se "Shqipëria do të fitojë pasi nga aty vijnë Obeliksi dhe Asteriksi'. /Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 18:20
De niro
e Dielë 5 Qershor 2016, Ora 21:37
Ec ore se nuk ke faj ti por shqiptaret....cfar te duket ty shqiptaret? Njerez te eger ... Te rrespektuan te nderuan e te duan shqiptaret e ti si ja u ktheve ?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori