Policia e Breshas, ka dëbuar nga
Italia biznesmenin
shqiptar, Gëzim
Sallaku, ish-pronar i skuadrës italiane të Darfo.
Sipas mediave italiane
biznesmeni shqiptar shihet si një person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë.
Gëzim
Sallaku jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Ai është dëbuar nga
Italia mbrëmjen e djeshme.
“
Biznesmeni 48-vjeçar u dëbua nga vendi ynë, u kthye në Shqipëri. Disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore,
Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale”, shkruajnë mediat fqinje.
Gjithashtu thuhet se
Sallaku është përfshirë në vitin 2002 në një skemë mashtrimi, në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura, për evazion fiskal dhe posedim të armëve të zjarrit.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 15:39