Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Del lista, këta janë shqiptarët më të kërkuar nga policia në Londër
Tashmë prej disa kohësh shqiptarët janë kthyer në problematikë serioze në Londër dhe madje tre prej tyre janë shpallur në listën e më të kërkuarve të policisë.

MET i bën thirrje publikut të japë informacione që lidhen me një numër të lartë individësh, shumica prej të cilëve janë të lidhur me krime të dhunshme, si grabitje në rrugë me forcë, vjedhje me anë të thyerjes së ndërtesave dhe një sërë veprash të tjera.

Ndërkohë tre shqiptarët në listë janë të akuzuar për vjedhje.

Bledar Zefi

28 vjeçari kërkohet në lidhje me një numër të lartë vjedhjesh në Londër, ndërmjet marsit 2016 dhe janarit 2018. Deri më tani, të paktën 6 vjedhje përmbajnë autorësinë e tij, përkatësisht më 25 mars 2016, 12 shtator 2017, 26 shtator 2017, më 1 dhjetor 2017, më 30 dhjetor 2017 si dhe më 11 janar 2018.

Marjo Marku

30 vjeçari kërkohet pasi është përfshirë në të paktën 4 vjedhje në ndërtesa banimi, ku janë marrë para dhe stoli të çmuara. Vjedhjet e tij datojnë nga 22 shkurti 2017, duke vijuar më 1 mars dhe më 2 korrik të po atij viti dhe më 10 janar të vitit 2018.

Anton Krasniqi

38 vjeçari kërkohet në lidhje me dy vjedhje përkatësisht më 25 maj 2015 dhe 20 gusht 2016, në në Woodhall Drive, Dulëich si dhe një vjedhje në Allison Grove, Dulëich, më 23 shtator 2017. Ai kërkohet gjithashtu në lidhje me një vjedhje në fshatin Dulëich më 15 tetor 2017.

Shtuar më 24/03/2019, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori