Del përgjija e testit B për Romela Begaj
E prisnim si një mankth për të gjithë sportin shqiptar dhe tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi, Romela Begaj ka dalë pozitive edhe në testin B të dopingut.

Testi A dha të njëjtën përfundim teksa diktoi substancën e ndaluar "stanozolol", i krijuar një shpresë se testi i dytë ose i quajt B nuk dotë kishte të nëjëjtin rezultat, por testi B vetëm sa e ka forcuar edhe më shumë këtë skandal. Begaj arriti të shpallej kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampionedygarësh në kampionatin Botëror të zhvilluar në SHBA.

Romela Begaj do të dalë para kamerave sot në orën 11:30, nuk dihet se si mund të argumentohet por jemi ne prap të njëjtët që në fillim na u frye kraharori nga krenaria dhe sot zyrtarisht duhet të ulim kokën./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori