Dëmtohet Adrien
Rabiot, i cili humbi ndeshjen miqësore të kombëtares së Francës
kundër Finlandës në “Stade de France” mbrëmjen e djeshme.
Sipas “L’Equipe”, mesfushori 25-vjeçar i Juventusit, pësoi një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes së fundit me kampionët e botës.
Në orët e fundit, ai do t’i nënshtrohet analizave klinike për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe nuk përjashtohet që ai të lërë grumbullimin e Didie Deshampit dhe të rikthehet në Torino.
Franca, ditët e ardhshme do të luajë edhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve,
kundër Portugalisë dhe Suedisë.
Pas Ramsejt, Pirlo humbet edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që trajneri i bardhezinjve mund të ketë një emergjencë në mesfushë për ndeshjen
kundër Kaljarit.
“Zonja” është e privuar edhe nga shërbimet e kapitenit Kielini, i cili vuan gjithashtu një dëmtim muskulor.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 19:22