Dëmtohet Strakosha, finalja e Kupës së Italisë në pikëpyetje
Thomas Strakosha nuk ka arritur t’ia dalë për ndeshjen që Lazio luan nesër ndaj Cagliarit në transfertë, duke qenë se ka pësuar një dëmtim që e rrezikon edhe për finalen e Kupës së Italisë.

Gardiani shqiptar ka probleme me tendinën e Akilit dhe në ditët e fundit nuk është paraqitur në stërvitje, duke bërë të dyshohet se mund të mungojë në ndeshjen e radhës.

Sakaq, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga vetë trajneri Simone Inzaghi, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes u shpreh se vendin e Strakoshës do ta zërë Silvio Proto, të cilin e konsideron profesionist.

Inzagi nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me dëmtimin e tij, duke mos bërë të ditur se kur mund të rikthehet.

"Strakosha nuk do të jetë nesër, pasi ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit dhe vendin e tij do ta zërë Proto, i cili është mjaft profesionist. Ai ka menduar se do të luajë më shumë minuta, megjithatë është shumë i besueshëm. Kjo është hera e parë që Strakosha mungon këtë sezon në një ndeshje kampionati, duke qenë se në të gjitha takimet e deritanishme, ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në fund të takimit me minuta të plota", tha trajneri Inzaghi. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori