Dënime të rënda për Godellin, Begajn dhe Pulakun
Peshëngritësit Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku kanë marrë ndëshkime të rënda nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF). Godelli dhe Begaj janë pezulluar me 2 vjet nga aktivitetet sportive, ndërsa Pulaku është ndëshkuar me 8 vjet pezullim.

Godelli, Begaj dhe Pulaku rezultuan pozitivë në testet antidoping pas Botërorit të Kazakistanit.

Tre peshëngritësit shqiptarë medalistë kanë rezultuar pozitivë në test, pasi në trupin e të treve është gjetur e njëjta substancë, “Stanozonol”.

Një substancë që përdoret si tek kafshët edhe tek njerëzit për rritje të masës muskulare.

Daniel Godelli ishte i pari peshëngritës që fitoi titullin kampion bote me flamurin shqiptar, por tashmë ky titull do i hiqet sportistit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori