Deputeti i PS-së shpërndan dhunë në rrjetet sociale, Basha shfaqet i gjakosur (VIDEO)
Politikanët shqiptar, të gjithë përplasjet që kanë në jetën reale i kanë transferuar edhe në rrjetet sociale.

Pas Ramës dhe Berishës ku shpesh herë shpërndajnë video-montazhe duke sulmuar njëri-tjetrin, këtij stili i është bashkuar edhe deputeti i PS-së Taulant Balla.

Por ajo që vihet re në postimin e Ballës në Instagram është një violencë që ushtrohet ndaj kundërshtarit që në montazh është kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në videon tallëse shihen dy ekipe që luajnë volejboll, ku nga njëra anë është Basha dhe Berisha dhe në tjetrën Balla me Ramën të cilët gjakosin kreun e PD-së.

Berisha përpiqet t’i vijë në ndihmë por kreu demokrat duket në gjendje të rëndë, pasi ishte bërë tabelë qitje duke u ekspozuar edhe nga skuadra e tij.

Për më tepër ndiqni videon: /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori