Derbi i Kryeqytetit, pamje brenda stadiumit, kontrolle me qen nga policia (VIDEO)
Masat e sigurisë të policisë janë të shtuara krahasuar me një ndeshje normale të kampionatit shqiptar, për derbin Partizani-Tirana që do të nisë në orën 19:00 në stadiumin e ri kombëtar.

Shkak për këtë bëhet numri i madh i tifozëve që pritet të jenë në këtë ndeshje.

Rreth 800 forca policore janë të angazhuara për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, ndërsa rreth 2 orë para nisjes së takimit, janë kryer edhe kontrolle me qen në tribunat e stadiumit.
Shtuar më 13/12/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori