Me shtyrjen e të gjitha evenimenteve sportive dhe pezullimin e ndeshjeve të futbollit për shkak të koronavirusit,
lojtarët kanë gjetur mënyra të tjera për të shpenzuar kohën.
Edhe këtë herë duke luajtur futboll, por jo në fushën e blertë, por në kompjuter.
Dy
lojtarët spanjoll, Serdio Reguilon i Sevillas dhe Iglesias i Real Betisit rikrijuan derbin
spanjoll në FIFA 2020.
Të dy
lojtarët zgjodhën skuadrat respektive dhe u ndeshën
online nga shtëpitë e tyre.
Përballja mes të dyve u transmetua
online në Youtube dhe Twitch ku ka patur një audiencë prej 62 mijë personash.
Ndeshja e vërtetë mes dy
skuadrave duhej të zhvillohej ditën e dielë por ajo u shty për datën 3 prill për shkak të koronavirusit.
Ndërsa një prej
skuadrave të kategorisë së 4 angleze, Leyton Orient ka ftuar të gjithë
skuadrave të kampiomateve amgeze, skoceze, holandeze, australiane e daneze që të bashkohen në një kampionat të FIFA-s
online.
Ideja nisi
fillimisht nga disa komentues në Tëitter, ku më pas skuadrës angleze i pëlqeu ideja.
Fillimisht u parashikua qe te formoheshin 64 skuadra, por tashmë pas interesimit të madh, mund të zhvillohet dhe me 128 skuadra.
Shtuar më 16/03/2020,
ora 21:01