Deshamp apeloi lojtarët: S'po luani miqësore me Shqipërinë
Paraqitja e Shqipërisë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Francës ka detyruar trajnerin Didier Deshamp të marrë masa drastike për të ndryshuar diçka në skuadrën e tij.

Sipas “L’Equipe”, tekniku është dashur t’i tërheqë veshin futbollistëve të tij në pushimin e ndeshjes, me një fjalim motivues, duke parë se ata nuk po bënin diferencën përballë kuqezinjve.

“Po luani një Europian, nuk po luani një miqësore. Duhet të jepni më shumë në fushë”, ishte apeli që tekniku francez u ka bërë lojtarëve të tij. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori