Destro dhe Bastos, Roma "fundos" Sassuolon (VIDEO)
Roma vijon të konsolidojë vendin e dytë në Serie A. Skuadra e Rudi Garcias fitoi pastër 0-w në transfertën e Sassuolos me gol të Mattia Destros në minutën e 16 dhe të Bastos në minutën e 6 shtesë dhe tashmë numëron 70 pikë në tabelën e klasifikimit, 11 më pak se Juventusi kryesues por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ndeshja u dominua pothuajse përgjatë gjithë 90 minutëshit nga romanët, ndërsa vendasit në pjesën e parë pretenduan edhe për një 11-metërsh që u akordua nga anësori por nuk u dha nga arbitri kryesor.

Me këtë humbje Sassuolo vijon të qëndrojë e parafundit në rënditje me 21 pikë duke qënë me një këmbë në Serie B sezonin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori