DETAJE/ Tifozët e Partizanit nga festa në tmerr, autobusi ku po udhëtonin shkrumbohet nga flakët
Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëvePartizanit.

Teksa po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës, autobusi ku ata po udhëtonin ka marrë flakë, dhe tifozët janë detyruar që të dalin menjëherë nga mjeti.

Autobusi ka ndaluar në mes të rrugës, dhe për këtë arsye është bllokuar edhe rruga që të çon nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikse dhe autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë.

Shtuar më 18/08/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori