Detaje të reja për gjendjen e Schumacher: E shoh Michaelin rregullisht, shikojmë TV së bashku
Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher në dhjetor të viti 2013 e ka pësuar një aksident të rëndë gjatë lëshimit me ski në Austri.

Që nga ajo kohë, askush nuk di për gjendjen e tij shëndetësore derisa mediet kanë raportuar se ai ndodhej në koma dhe ka pësuar lëndime të rëndë në kokë dhe trup.

Një nga të paktët njerëz që e shikon Schumacherin rregullisht është ish-shefi i ekipit të “Ferrarit”, Jean Todt.

“E shoh Michael rregullisht. Ne shikojmë TV së bashku”, ka deklaruar Jean Todt.

Image
Ai nuk tregoi nëse Schumacher po shikonte suksesin e djalit të tij Mick në pistë.


“Nuk dua të flas për këtë, sepse nuk dua të hyj në detaje. Këto janë gjëra private”, ka thënë ndër tqë tjera Jean Todt.

“Mick është një shofer i ri dhe i talentuar. Ka një emër të madh, por një emër i madh nuk drejton timonin. Do kohë dhe është shumë herët të dihet nëse ai ka talent si babai i tij apo si Max Verstappen apo Louis Hamilton. Ne nuk e dimë akoma”, theksoi Jean Todt.
Shtuar më 02/11/2020, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori