Dhuna ndaj kuqezinjve, raporte mjekësore speciale (FOTO)

Ditët deri kur Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s të japë vendimin në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi- Shqipëri, duket se do të jenë shumë intensive për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Institucioni po përgatit dosjen me të cilën do të paraqitet në UEFA për të argumentuar gjithçka ndodhi atë ditë duke kërkuar në këtë mënyrë që të fitojnë ndeshjen në tavolinë. Dhe vendimi më i fundit i FSHF-së ka të bëjë me futbollistët. Federata u ka kërkuar të gjitha klubeve ku militojnë futbollistët e Kombëtares që ishin në Serbi, që ti bëjnë vizitat mjekësore lojtarëve. Dhe më pas, raportet mjekësore do ti dorëzohen FSHF-së, transmeton panorama.

Në këtë mënyrë, institucioni i futbollit do të ketë mundësinë që të shtojë fakte të tjera në dosjen që do të dorëzohet në UEFA. Fakte që do të jenë “asnjëanëse”, sepse raportet nuk do të jenë vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha klubet e huaja ku luajnë lojtarët. Dëmtimet e futbollistëve pas dhunës së ushtruar nga tifozët serb, forcat e sigurisë vendëse dhe persona të tjerë civil, janë ende më se të dukshme te disa lojtarë. Menjëherë pas ngjarjeve që ndodhën në Beograd, disa prej lojtarëve shqiptarë u fotografuan me shenja të dukshme në fytyrë.

Taulant Xhaka i çarë në ballë, Lorik Cana me disa shenja në fytyrë, Lenjani i gërvishtur në qafë apo edhe Burim Kukeli i dëmtuar në hundë. Shumica e futbollistëve u dëmtuan nga dhuna e ushtruar nga huliganët serb dhe forcat e sigurisë të martën në Beograd. UEFA ka lajmëruar se gjatë kësaj jave do të hetojë Serbinë dhe Shqipërinë për akuza të ndryshme në lidhje me gjithçka ndodhi në sfidën e së martës. Vendimi do të jepet më 23 tetor nga Komisioni i Disiplinës pranë institucionit të futbollit evropian. Në bazë të rregullores, Shqipëria meriton fitoren në tavolinë, në një kohë që pritet që Serbia të marrë një dënim të rëndë.
Shtuar më 20/10/2014, ora 14:05
Defacto
e Hënë 20 Tetor 2014, Ora 23:36
Pa koment. Po te ishin ne pyetje lojtaret e Anglise, Gjermanise apo ndonje shteti tjeter psh. skandinavez, ju premtoj se reagimet jo vetem ne keto shtete por edhe ne mbare Europen do te ishin shum te rrepta! Ende nuk e kam te qarte, cfar denimesh meritojne lojtaret dhe Federata Shqiptare e Futbollit kur ata paguan nje cmim (tmerri) ne Beograd pa e merituar ate!?
anila doda
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 12:54
makabre, c`njerezore, e padegjuar dhuna e ushtruar ne nje ndeshje futbolli...si te ishte nje ndeshje gladiatoresh per jete a vdekje...ndaj futbollisteve te Kombetares Shqiptare...te cilet ishin detyruar te luanin ne kushtet e nje terrori psikologjik e me pas fizik..."si cjapi te kasapi" i themi ne ne anet tona..."oj dele ma turbllove ujun...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori