Diego Milito thur elozhe për Mourinhon: Është një nga trajnerët më të mirë në histori
Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito ka folur me superlativa për trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Dyshja patën fatin të punojnë së bashku te ekipi zikaltër, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2010, pas pritjes 45 vjeçare.

Argjentinasi është shprehur se Mourinho është fenomenal dhe sipas tij ai është një nga trajnerët më të mirë në histori.

“Ai është fenomenal”, tha Milito, teksa fliste për Mourinhon.

“Një nga trajnerët më të mirë në histori. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit”.

“Kam shumë anektoda për të treguar rreth asaj pse ishte sezoni më i mirë në karrierën time”.
Shtuar më 24/03/2020, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori