Diona Fona: Futbollistët janë ata që më së shumti flirtojnë me mua
Diona Fona, është një nga këngëtaret e reja e cila është pranuar shumë shpejt nga publiku shqiptar.

Artistja është lindur në Londër e jeta e saj është zhvilluar mes Anglisë e Kosovës, e kjo ka bërë që të përjetoj shumë sfida si fëmijë.

Përpos e talentuar, Diona Fona është një nga këngëtaret që përmendet shumë edhe për paraqitjen e saj.

Një artiste me stil e goxha atraktive, e kjo ka bërë që të marrë vëmendjen edhe të personazheve të njohura.


Edhe pse sot "single", e nuk na ka treguar emrin e asnjë të dashuri deri tani, Fona nuk i shpëtoi pyetjeve pikante në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.

Diona tregoi se ka refuzuar një personazh publik për darkë romantike, e teksa zbuloi se aktualisht janë futbollistët ata që po flirtojnë më së shumti me të.
Shtuar më 06/11/2020, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori