Djajtë e Kuq pushtojnë Gelsenkirchenin (VIDEO)

Manchester United ka mposhtur me rezultat 2-0 Schalken në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Shikoni fotografitë e ndeshjes ...
Fitore e Manchester United
Gjithçka ka përfunduar për Schalken në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve pasi janë mundur në shtëpinë e tyre me rezultatin 2-0 nga Manchester United.

Kanë mjaftuar vetëm tre minuta për të shuar ëndrrën e Schalkes. Pasi Rayan Giggs në minutën e 67' dhe Rooney në minutën e 70' kanë vulosur gjithçka duke siguruar pothuajse një vend në finalen e Wembley.

Unitedi në pjesën e parë sulmoi parreshtur, ndërsa Schalke nuk u vërejt shumë. Në fillim të pjesën së dytë, klubi gjerman filloi ta kontrollojë topin, por shpresat e tyre për fitore u shuan nga Giggs dhe Rooney.

Pas kësaj fitore, Manchester United i është afruar shumë pranë kualifikimit në finale, pasi avantazhi prej dy golave në terrenin mysafir është i vështirë për t’u përmbysur për gjermanët, në ndeshjen e kthimit më 4 maj, kur Schalke do të udhëtojë drejt Old Trafford-it. /albeu.com/


Shikoni golat dhe më poshtë edhe fotografitë e ndeshjes:


<embed flashVars="" src="http://www.metacafe.com/fplayer/6311936/sch_0_2_manu.swf" width="480" height="300" wmode="transparent" allowFullScreen="true" allowScriptAccess="always" name="Metacafe_6311936" pluginspage="http://www.macromedia.com/go/getflashplayer" type="application/x-shockwave-flash">embed>
Shtuar më 26/04/2011, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori