E FUNDIT/ Shënohet viktima e 11-të, shtohet numri i të prekurve
Do pushtonte botën: Formacioni ideal që Ferguson nuk arriti ta sillte te Man Utd (FOTO LAJM)

Për shumë tifozë, Alex Ferguson është trajneri më i madh në histori.

Trajneri skocez për shumë vite drejtoi Manchester Unitedin, duke i shndërruar ‘Djajtë e Kuq’ në një fuqi në futboll.

Ferguson mori drejtimin e Manchester United në vitin 1986, dhe atë kohë ata ishin milje larg me rezultate nga rivalët e Liverpool, Nottingham Forest, Aston Villa, Everton, Ipswich dhe Tottenham.

Gjatë kohës te Manchester United, Ferguson fitoi 37 trofe, përfshirë edhe 13 tituj të Premierligës.

Në drejtimin e Manchester United, ai ka stërvitur shumë lojtarë, shumë yje.

Por, ai në disa raste ka dështuar t’i sjellë disa yje, të cilat për një arsye apo tjetër, nuk u transferuan në ‘Old Trafford’.

Në media po qarkullon formacioni me lojtarët që Ferguson dështoi t’i sillte në ‘Old Trafford’, me të cilët do të formonte një formacion ëndrrash.
Shtuar më 24/03/2020, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori