Do të luajnë kundër Izraelit, Kombëtarja flututon drejt Tel Avivit (FOTO LAJM)

Lojtarët dhe pjesëtaret e stafit të ekipit të Kombëtares kanë udhëtuar për në Izrael paraditen e sotme me avionin “Lasgushi” të “Air Albania”, ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram.

Shqipëria do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Lojtarët kuqezinj së bashku me stafin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit dhe këtë fluturim e kanë bërë me kompaninë më të re “Air Albania”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit, si dhe bashkëngjitur ka shkruar: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.
Shtuar më 13/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori