Dominim total, Shaqiri me shokë shkatërrojnë Belgjikën (VIDEO)
Pëlqej
Zvicra ka turpëruar Belgjikën duke e mposhtur me rezultatin 5-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Thorgan Hazard, vëllai i Edenit, shënoi dy golat e vetëm për Belgjikën, në minutën e 2’ dhe të 17’ të takimit.

Ricardo Rodriguez shënoi golin e parë për zviceranët në minutën e 26’ nga pika e bardhë, në minutën e 31’ Haris Seferovic shënoi golin e barazimit.

Seferovic shënoi golin e tretë në minutën e parafundit të pjesës së parë.

Nico Eveldi shënoi golin e 4 në minutën e 62’ pas një harkimi të shkëlqyer nga Xherdan Shaqiri.

Kurse golin e pestë dhe fitoren e vulosi Seferovic me hat-trickun e tij në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje zviceranët siguruan gjysmëfinalen dhe morën kreun e tabelës në Grupin 2 të Ligës A.
Shtuar më 18/11/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori