Dortmundi lë pas koronavirusin, fitore me "poker" golash ndaj Schalke 04 (VIDEO)
‘Verdhezinjt’ shënuan fitore bindëse, me rezultatin 4:0, për të arkëtuar tri pikët e reja në Bundesliga, të parat pas suspendimit të futbollit nga pandemia Covid-19, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm 28 minuta pas fillimi të ndeshjes, kur Erling Haaland shfrytëzoi asistimin e Thorgan Hazard dhe i dha epërsinë skuadrës së Lucien Favre.

Dortmund gjeti golin edhe një herë në pjesën e parë, një minutë para fundit të 45 minutëshit, me anë të Raphaël Guerreiro.

Skuadra e Favre linte përshtypjen se nuk kishte ndalur fare stërvitjet, kur në kundërsulmin e minutës së 49’, Thorgan Hazard shënoi për 3:0.

Rezultatin final e vendosi portugezi Guerreiro, i cili me golin e dytë personal në minutën e 63’, vendosi shifrat 4:0.

Dortmund tashmë shkon në 54 pikë për pozitën e dytë, duke iu afruar Bayern Munich në një pikë diferencë. Schalke 04 mbetet në kuotën e 37 pikëve.
Shtuar më 16/05/2020, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori