Dragojtë eleminojnë Romën pas 130 minutave lojë (VIDEO)
Porto ka arritur të kualifikohet falë një penalltie në minutën e 117 e realizuar saktë nga Alex Telles, shkruan Albeu.com

Dragojtë e hapën sfidën që në minutën e 26’ ku Tiquonho Soares realizoi një gol mjaft të thjeshtë.

Vetëm 10 minuta më vonë një penallti e marë nga sulmuesi i Romës Diego Perroti do të konkludohej në gol bnga kapiteni De Rossi.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1 që I rrinte përshtat Romës. Vetëm pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë Marega do të dyfishonte rezultatin për Porton dhe do ta çonte rezultatin e përgjithshëm në 3-3.

Me rezultatin 2-1 do të përfundonin 90 minutat e rregullta për të kaluar më pas në shtesë ku edhe aty rezultati po mbiste i pandryshuar duke shkuar drejt penalltive por vetëm 3 minuta para fundit penalltia e marë nga Porto do të goditej saktë nga mbrojtësi Telles për 3-1 rezultat që e kualifikoi në fazën tjetër duke çuar Romën në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori