Dramë në Inter - Milan, "perla" e Eriksen kualifikon zikaltërit në gjymëfinale të kupës (VIDEO)
Me rezultat 2-1 është mbyllur çerekfinalja mes Interit dhe Milanit.
Dy fytyrat kryesore të kësaj ndeshje ishin padyshim
Romelu Lukaku dhe Zlatan
Ibrahimovic.
Ibrahimovic hapi sfidën duke shënuar golin e parë në minutën e 31-të, ndërsa i njëjti gjithashtu edhe u ndëshkua me të kuq (pas dy kartonave të verdhë) në minutën e 58-të.
Përpos kësaj, në fundin e pjesës së parë u pa edhe një kacafytje me fjalë mes
Romelu Lukakut dhe 29 vjeçarit.
Në anën tjetër,
Lukaku 71’
shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në fund nga goditja e lirë
shënoi Christian Eriksen 90’+8 për ta dërguar Interin në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 23:00