Drejtori i Bayern Munich "thumbon" keq Ronaldon
Foto ilustruese
Transferimi i Ronaldos te klubi i Juventus ka qënë një befasi në botën e futbollit.

Por së fundmi mësohet se te klubi i Bayern Munich e dinin se Ronaldo do të largohej nga Real Madrid por megjithatë nuk janë futur ne garë për portugezin.

Ka qënë Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ai që ka "thumbuar" Ronaldon duke thënë se Bayern nuk do të harxhonte 100 milion euro për një 33 vjeçar.

“Transferimi i Ronaldo? Padyshim një transferim që meriton vëmendje të madhe. Po flasim për një lojtar që në vitet e fundit ka fituar çdo gjë që mund të fitohej. Thjesht një super futbollist”, u shpreh Rummenigge.

“Megjithatë ne nuk do investonim aq shumë para për një 33-vjeçar”.

“ E dija që ishte në shitje dhe prej agjentit të tij Jorge Mendes, që gjithashtu është agjenti i dy lojtarëve tanë Renato Sanches dhe James Rodriguez. Jorge më tha që largimi i tij nga Real ishte një mundësi serioze” përfundoi Rummenigge. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori