Ish-drejtori i Flamurtarit gati të transferohet te Skënderbeu
Artim Pollozhani u largua pak ditë më parë mes polemikave nga posti i drejtorit sportiv të Flamurtarit. 37-vjeçari kishte pranuar të tërhiqej si lojtar dhe të merrte një post drejtuesi në klub, por gjërat nuk shkuan ashtu si mendohej.

Vetë Pollozhani paralajmëroi në një intervistë për “Panorama Sport” pak ditë më parë se destinacioni i tij i radhës pritet të jetë surprizues.

Gazeta zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit strugan se ai ka vendosur të vazhdojë futbollin dhe ka gjetur në parim akordin me Skënderbeun.

Pollozhani ka takuar drejtuesit korçarë ditët e fundit dhe pritet që të dalë në stërvitje, duke rigjetur trajnerin Ilir Daja, me të cilin bashkëpunoi sezonin e fundit te Flamurtari.

Lojtari shihet si një alternativë serioze për qendrën e mbrojtjes së Skënderbeut, aty ku largimet e titullarëve kanë bërë që skuadra të jetë e zbuluar.

Shtuar më 19/08/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori