Duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm, të gjitha klubet që kanë ëndërruar të kenë një ditë në gjirin e tyre Lionel Messin mund të kenë shanse reale për të firmosur me yllin
argjentinas.
Duke iu referuar asaj që raporton “El Pais”, nga përfundimi i këtij
sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga
Barcelona në çdo kohë që mund të dëshirojë, për më tepër që ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.
Messi tani është në moshën 32-vjeçare dhe një largim i tij nga
Barcelona ka filluar të mendohet nga të dy palët.
Sipas “El Pais”, katalanasit dhe ylli
argjentinas kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep të drejtën Messit të largohet nga “Camp Nou”, në fund të çdo
sezoni.
Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë,
nëse dëshiron
largimin.
Është arritur një pakt që
nëse sulmuesi kërkon
largimin, atëherë
Barcelona do ta lërë të lirë në çdo fund
sezoni.
Megjithatë në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit
argjentinas, pasi për çdo skuadër europiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare.
Shtuar më 06/09/2019,
ora 08:56