Droni po i vëzhgonte, pastaj gjithçka u bë tym: Pamje tronditëse nga lufta Armeni-Azerbajxhan
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabakhut.

Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion në bazën e tyre ushtarake.

Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.



Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin.

Në katër ditë luftime në Nagorno Karabakh raportohet të jenë vrarë një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /albeu.com
Shtuar më 30/09/2020, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori