Duan ta shesin por nuk e dëshiron askush, situatë e çuditshme me Iscon te Reali
Mesfushori
spanjoll Isko, deri dy vite më parë shihej si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, një organizator loje që dinte edhe të shënonte dhe që shtonte forcën ofensive të skuadrës.
Por futbollisti
spanjoll ka qenë në hije të plotë në këto dy edicione dhe kjo ka bërë që interesi për të të zbehet, nga
Reali, por edhe klubet të cilat prej vitesh janë gati ta shkëpusin nga madrilenët.
Gjatë
sezonit të fundit,
Isko ka përfunduar thuajse gjatë gjithë kohës në pankinë e tribunë, ne Zidan i cili nuk ka ndër mend që t’i japë më hapësira pasi preferon lojtarë të tjerë. Në këtë situatë, klubi i kishte kërkuar Iskos që nëse dëshironte të largohej, duhej të sillte oferta nga skuadrat e interesuara.
Por sipas “Diario OK”, asnjë klub nuk është bërë para, qoftë edhe me një ofertë minimale, duke lënë në një situate të pazakontë mesfushorin
spanjoll. Ky i fundit me sa duket është i destinuar që të qëndrojë te
Reali të paktën deri në fundin e
sezonit, për të tentuar transferimin në verë drejt një ekipi ku mund të luajë rregullisht.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 19:36