Dueli me Mayweather, Khabib do të stërvitet nga Mike Tyson
Pëlqej
mayweather
Pas fitores ndaj Conor McGregor, Khabib Nurmagomedov është i destinuar për tu ndeshur me kampionin e botës në boks, Floyd Mayweather. Për këtë duel ka folur edhe babai i luftëtarit rus, Abdulmanap i cili tha: Nëse Khabib do të ketë mundësinë të duelojë ndaj Mayweather do të ketë më shumë shanse për ta mundur boksierin amerikan.

Khabib do t’i shkojë këtij dueli deri në fund. Për këtë sfidë, do të doja në stafin tonë specialistët më të mëdhenj të boksit botëror, Anatoly Lomachenko dhe Mike Tyson. Është shpejt për të folur për një marrëveshje për këtë duel boksi, por jam i sigurtë se Khabib ka shumë shanse për ta fituar atë duel”, tha babi i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov. Përballja mes Mayweather dhe Khabib mund të zhvillohet në muajin maj të vitit të ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori