Duka: Kosova e meriton anëtarësimin, politika nuk duhet të përzihet
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është shprehur që Kosova e meriton të bëhet pjesë e familjes europiane të futbollit,

"Kosova zhvillon kampionatin e saj, ndeshje miqësore dhe meritonq ë 'i japim dritën jeshile për t'u bërë pjesë e UEFA-s dhe për të marrë pjesë në evente europiane.

Duhet t’ju japim mundësi të gjithë fëmijëve të Kosovës që të luajnë futboll dhe ta realizojnë ëndrrën e tyre.

Ju kujtojmë që shumica e federatave sportive të Kosovës tashmë janë të pranuara ndërkombëtarisht. Ne nuk na pengon aspak që Kosova të jetë pjesë e UEFA-së. Do të ishte në interes të gjithëve në UEFA që të kemi një anëtar të ri dhe nuk dua që politika të jetë ajo që vendos.".
Shtuar më 03/05/2016, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori