"Dy prej vajzave janë në lidhje", Shqipja plas deklaratat e forta për "Përputhen" (FOTO&VIDEO)

Reality-shoë i ri në “Top Channel”, “Për’puthen” është kthyer në emisionin më të ndjekur e të komentuar të këtyre javëve dhe ka nxitur debate të shumta në media e rrjete sociale.

Jo rrallë konkurrentët kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin apo me autoren e emisionit, si dhe janë larguar me zhurmë nga ky reality-shoë.

E para konkurrente që u pezullua nga emisioni për shfaqje të homofobisë dhe bullizëm ishte Shqipe Hysenaj, e cila nuk i ka vonuar deklaratat e saj të forta pas largimit nga “Për’puthen”.

Gjatë një interviste për “n’Kosovë shoë”, Shqipja është shprehur për të disatën herë se personazhet në emisionin ishin fallco dhe ngjarjet që serviren në ekran s’janë reale.

“Për mua, më mirë një person të jetë vetja sesa i shtirur. Ata janë komplet të shtirur.”- u shpreh ish-konkurrentja gjatë intervistës.

Shqipja tregoi se nuk i beson aspak lotëve apo ndjenjave të tyre, të cilat sipas saj janë të qëllimshme për të arritur diku dhe për të fituar diçka.

Madje, kur u pyet se cilët janë më fallco në emision, femrat apo meshkujt, ajo u përgjigj “padyshim femrat”.

Ish-konkurrentja bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se vajzat në “Për’puthen” janë aq fallco, saqë ajo beson se dy prej tyre kanë romanca dashurie jashtë emisionit.



Megjithatë, Shqipja preferoi të mos i zbulonte emrat e tyre.

E pyetur nëse do të kthehej sërish në emision, 28-vjeçarja u shpreh:

“Kurrën e kurrës! Nuk do hyja sepse nuk do lodhja veten time me njerëz që nuk ia vlejnë.

Unë mendoj se ishte koplet një strategji që të bëhej një ‘boom’ i madh. Faktikisht boom-i i madh me kë u bë? Me mua.”- tha ndër të tjera ajo.

Shtuar më 23/11/2020, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori