Dyshohet se u godit me qëllim: Si u përplas brenda blindit vëllai i deputetes shqiptare
Eldin Dergjini tha se ishte goditur nga pas nga një mjet tjetër duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm tek "Shqiponja" në Tiranë me mjetin e tij luksoz, Mercedes G Class me vlerë që shkon deri në 250 mijë euro.

Më pas ai deklaroi se kishte marrë një taksi dhe kishte shkuar në spital, por policia nuk ka gjetur as taksistin që e dërgoië atje dhe as ka identifikuar mjetinDergjini pretendon se e ka goditur nga pas.

Këto element, shenjat në makinën e tij që ngjajnë si shenja plumbash si edhe fakti që lëvizte me makinë të blinduar për shkak të të shkuarës problematike bëjnë që policia të dyshojë edhe për një atentat të dështuar ndaj tij.

Vetë i riu nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë version tek Oficerët e Policisë Gjyqësore.

Dergjini është vëllai i deputetes së LSI-së, Ambra Barova, por ka ndërruar mbiemrin për shkak të problemeve me drejtësinë.

Barova është nga lista e deputetëve të rinj të kësaj partie pas djegies së mandateve. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori