E bujshme! Deschamps gati të padis shokun, për shkak të Benzema
Sipas raportimeve të gazetës "Sport", trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps që u shpall Kampion Bote, po mendon seriozisht të denoncojë ish-shokun e tij të skuadrës, Christophe Dugarry.

Raportimet më tej vijojn duke konfirmuar se këtë vendim Deschamp po e merr për shkak të kritikave të marra gjatë Kupës së Botës.

Më tej në raportimet e "Sport" thuhet se është i gjithë faji i mos grumbullimit të sulmuesit të Real Madrid, Benzema nga ana e trajnerit Deschamps për Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi.

Nga mikrofoni i RMC, ish-futbollisti i Milan, Christophe Dugarry kishte deklaruar se Deschamp po bënte gabim me lënien jashtë të Benzemas.

Deschamps ka marrë peng kombëtaren dhe kjo mund të jetë e dëmshme. Nuk është bukur të kesh një sulmues që ka fituar katër trofe të Champions League dhe që nuk mund të luajë me Francën, sepse ka folur keq për trajnerin…” deklaroi në atë kohë Dugarry.

Deschamps gjithsesi iu përgjigj Dugarry-s pas Botërorit të fituar, duke theksuar se:

“Ka tejkaluar çdo kufi dhe nuk ka respekt në nivel njerëzor. Bashkë kemi përjetuar gjëra, por si karakter kam parë edhe më keq. Dhe nëse do të përballesha me atë sot, nuk do t’i thoja as mirëdita dhe as mirë u pafshim”.

Nga ana tjetër edhe Dugarry u përgjigj:

“E vërtetë, nuk kam të njëjtin karakter me atë dhe jam i lumtur. E kam njohur Deschamps në 1990 apo 91 dhe është folur gjithmonë në mënyrë të veçantë për atë. Më pas kuptova se është përfshirë gjithmonë në gjëra të çuditshme”.

Sulme e akuza që duket se kanë motivuar Deschamps të denoncojë ish-shokun e tij të ekipit te Franca, Dugarry. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori