E BUJSHME/ Flamurtari siguron shërbimet e ish-mbrojtësit të Milanit dhe Marsejës (FOTO LAJM)

Flamurtari, edhe pse i është bllokuar merkato, vijon të punojë për të përforcuar skuadrën. Në klubin vlonjat janë të bindur që do e heqin bllokimin e bërë nga FIFA dhe diçka të tillë e kanë njoftuar prej ditësh.

Sinan Idrizi, në deklaratën e dhënë për emisionin “Zona Gol” në Supersport u shpreh se do sjellë dy lojtarë që kanë luajtur me Milanin. ABC News mëson se njëri është Taye Taiwo. Mbrojtësi 34-vjecar ka luajtur së fundmi në Finlandë me Rops, ku numëron 59 ndeshje si titullar.

Për 6 vite ka luajtur me Marseille në Ligue 1, ndërkohë që në vitin 2011 iu bashkua Milanit. Gjithashtu ka provuar edhe Premier League me fanellën e QPR. Një lojtar me karrierë të pasur, i cili mësohet nga burime të Abc News se tani ndodhet në Tiranë.

Shtuar më 20/01/2020, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori