E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
E BUJSHME/ Icardi do vetëm Juventusin, i lë afat "Zonjës së Vjetër" deri në 10 gusht
Icardi do vetëm Juventusin. Është ky lajmi bombë që vjen nga "Sport Mediaset", ku bëhet e ditur se argjentinasi i ka lënë afat bardhezinjve deri në datën 10 gusht, shkruan Albeu.com.

Gjithashtu bëhet e ditur se në rast se nuk arrihet marrëveshja me Juven, Icardi do të kërkojë ekip tjetër ku Napoli është në radhë.

Në fakt mes Icardit dhe Juventus ekziston një marrëveshje e përcaktuar në "Ibiza", teksa Fabio Paratici bisedoi me Wanda Nara-n.

Icardi e di shumë mirë se ai ka një aleat të çmuar sic eshte Maurizio Sarri, dhe për këtë arsye zgjedhja e parë e Argjentinasit ishte dhe mbetet Juventusi. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori