E BUJSHME/ Ilir Daja merr drejtimin e skuadrës shqiptare?
Në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë dyshime! Ilir Daja do të jetë trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës, që do të zëvendësojë Ernest Gjokën.

Ndërkohë së fundmi një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar për sa i përket klubit kuqezi.

Bëhet fjalë për futbollistin më në formë për momentin te Partizani, Eraldo Çinari.

Sipas “sportmedia.mk”, 23-vjeçari do të jetë një nga përforcimet e mëdha të Shkëndijës në merkaton e verës. Shkodrani është një dëshirë e trajnerin Ilir Daja.

I njëjti burim bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen paraprake në parim, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditën në vijim.

Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut, pritet të paguajë një shumë të konsiderueshme për të marrë kartonin e Çinarit, i cili aktualisht ka edhe një vit kontratë me Partizanin.

Kujtojmë që së fundmi për të ka pasur interesime edhe nga Turqia. Drejtuesit dhe tifozët kuqezi, i josh fakti, që në të kaluarën sulmuesi shkodran ka qenë pjesë edhe e spanjollëve të Alavesh dhe kroatëve të Istrës. Pavarësisht se nuk la gjurmë, CV e Çinarit duket tepër shpresëdhënëse. Futbollisti i talentuar pritet të zëvendësojë futbollistin Alimi, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Shkëndija.
Shtuar më 30/06/2020, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori