E bujshme, ish-mbrojtësi i Interit merr drejtimin e Tiranës
Ze Maria, ish-mbrojtësi i Brazilit, i cili ka luajtur si futbollist në Serinë A me Parmën dhe Perugian dhe Interit pritet të jetë pasuesi i Mirel Josës te Tirana. Trajneri 43-vjeçar ka punuar më parë në Itali me Kastelon dhe Katanzaron, si dhe në Kenia së fundmi me Gor Mahia.

Braziliani së fundmi ka qenë në Rumani, ku ka drejtuar Ceahlaul, ndërkohë që tani do ketë mundësinë të drejtojë skuadrën më të titulluar në Shqipëri. Por kjo nuk është hera e parë që Tirana ka hyrë në bisedime me brazilianin.

Edhe në fundin e vitit 2013, ai zhvilloi disa diskutime me drejtuesin e bardhebluve në atë periudhë, Ndriçim Babasi. Marrëveshja nuk u finalizua por me sa duket negociatat kanë rifilluar dhe tani Ze Maria pritet të ulet në pankinën e klubit kryeqytetas.

Shtuar më 16/06/2017, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori