E BUJSHME/ Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC
Ylli rus i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka shtuar një tjetër fitore në rekordin e tij, duke lënë pa ndjenja Justin Gaethje.

Pas ndeshjes, luftëtari i UFC ka thënë disa fjalë, ku mes tjerash ka bërë të ditur se do të pensionohet nga UFC.

"Nëna ime më ka kërkuar që të tërhiqem nga UFC. Nuk mund të luftoj pa babain tim në kënd. Duhet ta mbyll me sonte", ka thënë Khabib.

Khabib ka shkuar në rekord prej 29 ndeshjeve, 29 fitoreve dhe asnjë humbje. Gjithsesi, duket se ai do t’i jap fund këtu. /
Shtuar më 24/10/2020, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori