E BUJSHME/ Mirel Josa trajneri i ri i Kukësit
Mirel Josa rikthehet në panikën e një skuadre shqiptare pas pothuajse 4 vitesh.

Trajneri 4-herë kampion me Skënderbeun, ka arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë për 1 e vit e gjysmë me Kukësin.

Lajmi ekzkluziv është raportuar nga gazetari i Supersport Alban Xhihani, i cili ka bërë me dije se Rrahman Hallaçi të cilit i është dhënë besim nga presidenti i nderit Safet Gjici do të vazhdojë të qëndrojë te Kukësi por tashmë si asistent i Mirel Josës.

Aventurën e fundit si trajner 57-vjeçari e ka patur te Prishtina në Superligën e Kosovës për 2 sezone nga 2017-ta në 2019-ën.

Josa do të synojë gjatë kësaj periudhe të ngrejë Kukësin në nivelet më të larta. Zyrtarizimi ende nuk ka ardhur por do të marrë formë në orët e ardhshme.
Shtuar më 25/01/2021, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori