E BUJSHME/ Mourinho ka arritur akordin me Interin
Interin dhe Jose Mourinho duket se fati i do sërish bashkë. Në Spanjë prestigjiozja "Don Balon" bën me dije se trajneri luzitan, ka arritur një akord me skuadrën italiane dhe do të marrë drejtimin e skuadrës në fundin e këtij sezoni.

Te Mourinho, Interi ka besuar ringritjen e ekipit dhe do t’i lënë atij në dorë rikthimin e trofeve në Milano.

I njëjti burim raporton se portugezi ka hartuar dhe listën e tij për merkaton e verës. Ai kërkon të largohet Miranda dhe të vijë Godin në vendin e tij. Gjithashtu në qendër të mbrojtjes kërkon dhe Varan, i cili kushton 80 milionë euro, por që ka dhe një konkurencë të madhe për të.

Modriç dhe Coutinho janë dy lojtarët e tjerë, që luzitani dëshiron t’i sjellë në Milano. Ndërkaq ai kërkon largimin e Perisiç, për të sjellë disa para për arkat e kubit.

Mbetet të shihet nëse ky lajm i “Don Balon” është i vërtetë apo janë aludimet e merkatos. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori