E bujshme, Reali ka gati 550 mln euro për treshen nga Anglia
550 milionë euro është shifra të cilen Real Madridi po planifikon ta shpenzojë në blerjen e 3 yjeve të Premiere Leagues: Hazard, Kane & De Gea, bën të ditur e perditshmja britanike Daily Mail.

Për sulmuesin anglez Kane, sipas Daily Mail, Reali do të ofrojë 220 milionë euro. Po kaq klubi madrilen do të ofrojë edhe për anësorin e Chelseat, Eden Hazard. Ndërsa për portjerin e Man Utd, De Gea, bordi madrilen në krye me Florentino Perezin kanë përgatitur një ofertë prej 110 milionë eurove, përcjell Albeu.com.

Gazeta britanike, Daily Mail i shton edhe një emër tjetër kësaj liste: atë të Mauricio Pochettinos. Emri i trajnerit argjentiasi ka kohë që në mediat spanjolle po përflitet si një zëvëndësim i mundshem i trajnerit aktual madrilen, Zinedine Zidane.

Nëse Real Madridi transferon 3 lojtaret e lartëpërmendur për shifren e 550 milionë eurove, atëherë kjo do të ishte shifra më e madhe e shpenzuar nga një klub në ndonjë merkato. Kjo shifer do t`i tejkalonte edhe 400 milionë eurot e shpenzuara te PSG për Neymar dhe Mbappé./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori