E bujshme! Ronaldo bën ftesën e papritur për Messin, alarmohen klubet e Seria A
Pëlqej
Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo, po kalon një periudhë mjaftë të mirë tek skuadra e tij e re.

Së fundmi Ronaldo, ka bërë edhe një ftesë të papritur kundrejt rivalit të tij të përjetshëm Lionel Messin, duke e ftuar edhe atë në Seria A.

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo për Messin.

“Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur”.

“Do të doja që ai të vijë në Itali një ditë. Si unë, ta pranojë sfidën”.

“Sidoqoftë, nëse ai është i lumtur atje, e respektoj atë”.

“Ai është një lojtar fantastik, djalosh i mirë por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Ronaldos, shumë klube në Seria A, janë alramuar duke u vënë në gadishmëri për të kërkuar kartonin e Messit tek Barcelona./albeu.com/


Shtuar më 10/12/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori