E BUJSHME/ Tifozët e Juventusit nuk besojnë te titulli, kërkohet rikthimi i Alegrit
cr777
Uebsajte të ndryshme dhe gazetarë që kanë rrjetet e tyre sociale kanë nisur të bëjnë sondazhe në orët e fundit, duke parë edhe humbjen e Juventusit me Interin.

“TuttoJuve”, uebsajti i profilizuar vetëm te lajmet për skuadrën bardhezi, përfundimi i sondazhit ka parë 58 për qind të votuesve që të mos besojnë te mbrojtja e fronit në Itali, ndërsa në adresën e gazetarit Masimo Pavan kanë qenë 60 për qind që nuk besonin më.

Justifikimi ishte ai që është analizuar gjatë gjithë këtyre ditëve, pikësëpari mungesa e futbollistëve të denjë në mesfushë, por edhe zgjedhja e një trajneri pa eksperiencë si Andrea Pirlo ndikonte sipas tifozëve.

Madje, në argumentet për trajnerin, ishin të shumtë ata që kërkonin rikthimin në stol të Maks Alegrit.
Shtuar më 20/01/2021, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori