E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
E filloi si një shaka në "Twitter" e vazhdoi edhe në fushë, Acerbi ndihet i tradhtuar nga gjesti i Bakayokos (FOTO LAJM)

Milani fitoi 1-0 ndaj Lazios në një ndeshje më më mjaft polemika për shkak të gjykimit.

Por një nga paraskenat më interesante është edhe ajo mes Francesco Acerbit dhe Tiemoue Bakayoko.

Mbrojtësi i Lazios pas ndeshjes ndaj Sassuolos kishte thënë: "Do të shkojmë në Milano për të fituar, jemi të fortë", këto fjalë i kishte shpërndarë një tifoz në Twitter dhe mesfushori kuqezi i kishte komentuar atij duke iu referuar Acerbit: “Shihemi të shtunën”.

Dhe normalisht që e gjitha kjo u bë temë diskutimi mes tifozëve dhe në media, e sa për t’i qetësuar gjërat pas ndeshjes ish-mbrojtësi i Milanit e shkëmbej fanellën me Bakayokon.

Por, ajo që francezi bëri më pas nuk i ka pëlqyer aspak italianit. I huazuari nga Chelsea ka marrë fanellën e kundërshtarit të tij dhe ka ironizuar me pas para tifozëve ultras Curva Sud, duke dashur të thotë se në fund ai kishte të drejt dhe jo Acerbi.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit, i cili pas ndeshjes ka shkruar në Tëitter: “Më vjen keq sepse e kam shkëmbyer fanellën për t’i dhënë fund çështjes, nxitja e urrejtjes nuk është sport, por është një shenjë dobësie".
Shtuar më 14/04/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori